Atletico nxjerr barazim te La Coruna

Atletico Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim me Deportivo La Corunan, për të mbetur prapa Real Madridit dhe Barcelonës që kanë një lojë më pak të zhvilluar.

“Jorganxhinjtë” dominuan gjatë tërë takimit dhe ishin në avantazh deri në minutën e 77 kur barazoi La Coruna.

Tiago kaloi Atleticon në epërsi në minutën e 34-të ndërsa Perez realizoi golin e barazimit dhe për rezultatin përfundimtar në minutën e 77.

Me këtë barazim Atletico mbetet në pozitën e tretë me 20 pikë, një më pak se Reali e Barça.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button