Pa probleme për liderët, barazime në tri duele

Vetëm skuadra e Vardarit dhe Shkëndijës kanë arritur që të shënojnë fitore në duelet e tyre, me çka tabela ka mbetur e pa ndryshuar. Kampionët në fuqi Vardari në trasnfertë me rezultatin minimal 1:0 e mundën Mlladostin me një gol të shënuar nga pika e bardhë që e realizoi braziliani Felipe, ndërsa Shkëndija ashtu siç pritej nuk pati problem me Metalurgun. Golashënues për Shkëndijën ishin Radeski në minutën e 7-të dhe Ibraimi në atë të 24-të. Ndeshja e zhvilluar në kryeqytet, e vlefshme për xhiron e 12-të të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, ishte e zbehur në raste dhe e zbrazur në tribuna. Dueli në mes Rabotniçkit dhe Renovës përfundoi me rezultatin miqësor 1:1. Kështu Rabotniçkit, pas dy barazimeve me radhë, nuk i ka mjaftuar as goli i shënuar në minutën e 25 me anë të kapitenit Bazhe Ilijoski. Renova nxori një pikë shumë me vlerë me golin e Izair Eminit në minutën e 76 të ndeshjes.
Skuadra e Shkupit ka vazhduar me lojë shterpe para shikuesve të saj, duke mos arritur të shënojë ende fitoren e parë para publikut të saj. Edhe pse ditë pune, tribunat ishin të mbushura përsëri përplot me tifozë, por Shkupi edhe përskaj dominimit dhe disa rasteve nuk morri pikët e plota për të shfrytëzuar barazimet në duelet e konkurrentëve të saj kryesorë. Edhe dueli Sileksi – Turnova nuk pati fitues.
Rezultatet:
Mlladost C.D – Vardari 0:1
Shkëndija – Metalurgu 2:0
Rabotniçki – Renova 1:1
Shkupi – Bregallnica 0:0
Sileksi – Horizont T. 1:1
Tabela:
1. Vardari 30 pikë, 2. Shkëndija 29, 3. Sileksi 18, 4. Shkupi 15, 5. Rabotniçki 13, 6. Bregallnica 13, 7. Renova 13, 8. Mlladost C.D. 13, 9. Horizont T. 11, 10. Metalurgu 5 pikë. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button