Mustafa: MSA-ja konfirmon rrugën e Kosovës drejt BE-së

Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi në një konferencë për media kanë shpalosur qëndrimet për nënshkrimin e marrëveshjes së MSA-së.

“Është nder për mua që së bashku kemi nënshkruar MSA-në. Më lejoni të theksoj se MSA-ja është momenti më I rëndësishëm I Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë. Më meritor për këtë janë qytetarët e Kosovës që kanë zgjedhur frymën evropiane”, ka thënë Mustafa, raporton Indeksonline.

Ai ka shtuar se MSA-ja në tërësinë e saj ka efekte politike juridike dhe ekonomike.

“MSA-ja konfirmon rrugën integruese të Kosovës drejt BE-së, e cila është e vetmja zgjidhje e Kosovës. MSA-ja do të ketë ndikim edhe në zhvillimin e demokracisë dhe hap perspektivën ekonomike”, tha Mustafa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button