Futbolli në Maqedoni meriton stadiume më të mira

Federata Futbollistike e Maqedonisë, pas një kohe ka zhvilluar takim pune me përfaqësues të skuadrave nga Liga e Parë. Sipas faqes zyrtare të FFM-së,përfaqësuesit e klubeve nuk kanë paraqitur asnjë vërejtje në lidhje me organizimin e deritanishëm të kampionatit, në përjashtim të disa vendimeve të gjyqtarëve. 

Mirëpo kryetari i FFM-së, Ilço Gjorgjioski ka potencuar se FFM-ja, e ka për obligim që klubeve t’ju mundësojë kushte të njëjta për gara, ndërsa në këtë drejtim ndarja e drejtësisë është një nga segmentet kyçe. Ai ka potencuar se asnjë gjyqtarë nuk referon në dëm të njërës dhe në dobi të skuadrës tjetër. Të pranishmit në këtë takim pune, janë pajtuar që të respektojnë rregulloren për liçencimin e skuadrave e cila do të miratohet vitin e ardhshëm. 

Klubet në formë të shkruar duhet të pajtohen me nismën e FFM-së, ndërsa ajo do të thotë se nga 1 marsi i vitit 2014, secili stadium në të cilin zhvillohen ndeshjen e Ligës së Parë, po që se ai nuk i plotëson kushtet e kërkuara, nuk do të pajiset me leje nga Komisioni për Liçencim. Në këtë takim pune mes FFM-së dhe përfaqësuesve të klubeve, prezent ishte edhe Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov, i cili dha detaje nga nisma e këtij dikasteri që skuadrat e Ligës së Parë, fëmijëve nga familjet që janë raste sociale tu mundësojnë stërvitje pa pagesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button