Ivanovski i habitur me qëndrimin BDI-së, për mos mbështetjen ligjeve për mediat

Ministri i Shoqërisë Informative Ivo Ivanovski është i habitur nga qëndrimi i partnerit qeveritar të cilët haptas thanë se nuk do t’i votojnë Ligjet për mediat, edhe pse BDI-ja, ka marrë pjesë në gjithë procesin e deritanishëm të përgatitjes së ligjit.

“Qëndrimi i BDI-së, është se momentalisht nuk do ta mbështesin Ligjin për media dhe Ligjin për shërbime audiovizuele dhe përkundër faktit që përfaqësues të tyre ishin të përfshirë në mënyrë aktive në miratimin e ligjeve që ata i kaluan në komisionin në qeveri, po madje edhe në debatet publike që i kishim edhe jashtë Kuvendit dhe në vetë Kuvendin dhe në të gjithë trupat në të cilat kaloi, nuk kishte vërejtje nga përfaqësuesit e BDI-së “, tha Ivo Ivanovski, ministër i Shoqërisë Informatike.

Ivanovski u bëri thirrje SHGM-së dhe Asociacionit Maqedonas të Gazetarëve që të merren vesh se cili përkufizim për gazetar do të ishte i pranueshëm për ta dhe t’ia dorëzojnë qeverisë, por, tentoi që edhe miratimin e Ligjeve për media në vend, ta krahasojnë me zhvillimet në skenën mediatike në Britani të Madhe.

Lajme të ngjashme

Back to top button