Më 10 mars do të mbahet seanca gjyqësore në lidhje me rastin e pronarit të portalit “Dokaz”

Prokuroria e Lartë Publike e refuzoi kërkesën e mbrojtjes për përjashtimin e të gjithë prokurorëve nga Prokuroria Thmelore Publike Shkup për shkak të mundësisë që të paraqiten si të dëmtuar në procedurën që udhëhiqet kundër të akuzuarit Marjan Stamenkovski, i cili akuzohet se përmes ueb portalin në pronësi të tij  “DokazM”, si mjet për ekzekutim, ka kryer më shumë vepra penale.

Siç konfirmuan nga PTHP për MIA-n, kërkesa është refuzuar, ndërsa përfaqësuese e akuzës mbetet prokurorja Zorica Pavlloviq nga Prokuroria e Shkupit.

Seanca e caktuar për sot është shtyrë për më 10 mars, pikërisht për këtë kërkesë, për të cilën Gjykata vendosi të presë vendimin e Prokurorisë së Lartë Publike.

Në fillim të seancës së parë sot prokurorja publike Zorica Pavlloviq, propozoi  deri te Gjykata që opinioni të përjashtohet nga hapja deri në fund të debatit kryesor, sepse, siç tha “bëhet fjalë për vepra penale kundër moralit, ndërsa përjashtimi i opinionit nevojitet për shkak të mbrojtjes së jetës private të personit të dëmtuar dhe dëshmitarëve”.  Gjykata e pranoi këtë propozim dhe mori vendim për përjashtimin e opinionit.

Prokuroria Themelore Publike Shkup, pas zbatimit të procedurës paraprake ka ngritur propozim- akuzë kundër Marjan Stamenkovskit, pronar i portalit “DokazM” i cili akuzohet se përmes portalit në pronësi të tij ka kryer vepra penale “përhapje të materialit racist dhe ksenofobik nëpërmjet sistemit kompjuterik”, “shantazh”, “pirateri të punës audiovizive” dhe “keqpërdorim të të dhënave personale”.

Rasti është formuar pas kallëzimit penal kundër të akuzuarit nga disa viktima gjatë vitit 2022 dhe nga fillimi i vitit 2023, ndërsa në lidhje me përmbajtjet e publikuara në ueb portalin e tij. Denoncimet janë nga dy gazetare të së përjavshmes “Fokus” dhe një peshkopi.

Në seancën e sotme kanë qenë të pranishëm të dëmtuarit Valentina Vumro, Irena Mulaçka, Aleksandra Milçevska, Marina Jovanovska, Blerim Ramadani dhe Robert Petrov. Vurmo dhe Mulaçka, pas shtyrjes së procesit, në një deklaratë për mediat thanë se presin se drejtësia do të vihet në vend.

Gjykimin e udhëheq gjyqtarja Marija Kletniçka Markovska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është prokurorja publike Zorica Pavloviq. 

Ndryshe, ai akuzohet për disa vepra penale: dy akuza për përhapjen e materialeve raciste dhe ksenofobike përmes një sistemi kompjuterik dhe nga një akuzë për shantazh, pirateri audio-vizuale dhe keqpërdorim të të dhënave personale.

Rasti në Prokurorinë Themelore Publike (PThP) Shkup është formuar pas kallëzimit penal kundër Stamenkovskit gjatë vitit të kaluar dhe fillimit të këtij viti nga disa persona, ndërsa viktima të aktiviteteve dhe teksteve të tij të publikuara ishin priftërinj, gazetarë, hetues nga Ministria e Brendshme, si dhe një televizion.

Stamenkovski është arrestuar më 9 shkurt të këtij viti dhe i është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa shtëpia e tij është kontrolluar dhe janë sekuestruar dokumente, telefona celularë dhe pajisje tjera elektronike që janë ende nën hetim, si dhe një shumë e madhe parash. Autoritetet dyshojnë se mund të gjenden prova për vepra të tjera, ndaj nuk përjashtohet mundësia e që të ketë vazhdësi më këtë rast.

Sipas Prokurorisë, dy veprat e përhapjes së materialit racist dhe ksenofobik i ka kryer përmes një sistemi kompjuterik duke publikuar tekste për dy priftërinj në Kishën Ortodokse Maqedonase-Arqipeshkvia e Ohrit dhe për dy gazetare femra.

Priftërinjtë e raportuan pasi përhapte urrejtje dhe intolerancë përmes teksteve. Stamenkovski, tha PThP Shkup, ka publikuar se priftërinjtë ishin të lidhur me shërbimet sekrete vendase dhe të huaja, ndërsa dërgoi fjalë kërcënuese, duke i inkurajuar njerëzit që të vijnë dhe t’i dëbojnë nga manastiri ku kanë shërbyer.

Dy gazetaret, nga ana tjetër, janë nga e përjavshmja “Fokus”, për të cilën nga Prokuroria Publike e Shkupit thonë se i akuzuari kanë promovuar urrejtje dhe ka tentuar t’i frikësojnë që të mos publikojnë artikuj në mediat ku punojnë.

“PThP Shkup ka vepruar dhe ka siguruar prova pas kallëzimit penal nga dy gazetare, të cilat kanë raportuar se tekstet fyese me fotot e tyre janë publikuar në ueb portalin që nga fillimi i vitit 2022 dhe qëllimi përfundimtar i tyre është t’i frikësojë dhe t’i pengojë të publikojnë artikuj në të përjavshmen për të cilën punojnë. Gjatë procedurës, viktimat kanë dhënë deklaratat e tyre para prokurorit publik kompetent në të cilat kanë argumentuar dyshimet e tyre se prapravija e postimeve të ueb portalit ka qenë për të bërë presion dhe censurë ndaj tyre. I akuzuari në tekste ka promovuar drejtpërdrejt urrejtje në bazë të përkatësisë etnike”, kanë thënë nga prokuroria e Shkupit.

Lidhur me veprën e shantazhit, sipas pretendimeve të Prokurorisë Publike të Shkupit, në fillim të këtij viti, Stamenkovski me qëllim të përfitimit pasuror e ka kërcënuar një të dëmtuar se do t’ia dëmtojë reputacionin dhe nderin. Ai e ka kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe e ka ftuar në një takim për ta shantazhuar që do t’i publikojë foto private dhe informacione për të nëse nuk i jepte para. Pasi i dëmtuari nuk ka pranuar të takohet, siç thuhet nga Prokuroria, në portalin Dokaz janë publikuar disa shkrime për të.

Për pirateri të veprës audiovizive dhe keqpërdorim prokuroria e ndjek penalisht në bazë të raportit të një televizioni që kishte të drejta ekskluzive autoriale për të transmetuar përmbajtje të caktuara, por Stamenkovski i publikoi video materialet në portal dhe mundësoi shfaqjen e pakufishme publike.

Përderisa Prokuroria Publike e Shkupit e zhvillonte procedurën, i akuzuari kontaktoi një hetuese në Prokurorinë Publike të Shkupit dhe përmes saj u përpoq të merrte informacione për rastet në procesim, përfshirë edhe të tijin.

“Duke tentuar të ndikojë në procedurën ndaj tij, nga komunikimi privat me hetues, ka përdorur dhe ka publikuar pa pëlqim të dhënat personale dhe fotografitë e katër hetuesve në Prokurorinë Publike Shkup, andaj i akuzuari akuzohet edhe për veprën penale keqpërdorim të të dhënave personale”, njoftoi Prokuroria Publike Shkup.

Hetuesja e punësuar në MPB e cila i ka dhënë informacione nuk është më e punësuar në Qendrën hetimore të Prokurorisë Publike të Shkupit dhe, siç është paralajmëruar, për të do të iniciohet procedurë para Departamentit për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale në Ministrinë e Brendshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button