Në USHT, prezantohet Kursi për zhvillimin e aftësive të shkrimit akademik

Në Amfiteatrin e Fakultetit Filologjik të USHT-së, Qendra për Kërkime dhe Inovacion, në bashkëpunim me Këndin Amerikan në Tetovë bëri prezantimin e ,,Kursit on-line, pa pagesë, që do të zgjasë 5 javë”.

Ky program u prezantua përpara studentëve të gjuhës dhe letërsisë angleze dhe stafit akademik, Ian McLeod, Drejtor i Qendrës për Kërkime dhe Inovacion. 

Me këtë rast, McLeod i sqaroi të gjitha proceduar që duhet të ndiqen nga ana e studentëve për të qenë pjesë e këtij trajnimi shumë të rëndësishëm i cili mundëson aftësimin e pjesëmarrësve për t’i zhvilluar aftësitë e shkrimit akademik. 

“Ne jemi këtu së bashku me drejtorin e Këndit Amerikan, Gëzim Sulejmani dhe me profesoreshën Aida Koci, që është eksperte e MOOC- a trajnimit për të ju ndihmuar gjatë punëtorive që do të realizohen në Këndin Amerikan dhe në ambientet e USHT-së”, nënvizoi McLeod. 

Nga ana tjetër, koordinatori i Këndit Amerikan në Tetovë, Gëzim Sulejmani, para të pranishmëve tha se trajnimet on-nline janë një trend botëror dhe USHT-ja bëhet partnere e këtij rrjeti të rëndësishëm arsimor. 

,,Ndjehem i lumtur në mesin e dy ekspertëve, McLoad dhe profesoreshën Aida Koci, JFDP, US Alumni, të cilët çdo të mërkure do të organizojnë punëtori lidhur me trajnimet on-line të cilat do t’i ndjekin të premteve, që organizohen nga Universiteti Berkeley, në Kaliforni. Ndjehem shumë krenar pasi edhe USHT lidhet në këtë bashkëpunim me Universitetet prestigjioze amerikane dhe në nivel botëror”, nënvizoi Sulejmani duke sqaruar se në fund të trajnimit të gjithë kandidatët do të marrin certifikata për aftësitë e fituara nga ky trajnim.

Lajme të ngjashme

Back to top button