Borxhlinjtë në shënjestër, shteti kërkon mbushjen e buxhetit!

Qytetarë me borxh prej 2.000 ?urosh dhe firma që kanë borxhe prej 5.000 euorsh – do të vihen në dispozicion të publikut. Ndryshimet e reja të Ligjit për procedurë tatimore, që i parasheh qeveria, arritën në Kuvend. Emri, mbiemri, adresa, numrin amë i borxhliut – të gjitha këto të dhëna do të publikohen në ueb-faqen e Drejtorisë për të hyra publike. Poashtu, organet tatimore do të zbatojnë “hetim më të gjerë forenzik” për konstatimin e borxheve të firmave dhe mënyrën për pagesën e tyre të dhunshme. Zgjidhja e re ligjore, siç shkruan në propozim “Pritet të shkaktojë rritje të të hyrave në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë.”
Një pjesë e komunitetit afarist vlerëson se publikimi i emrave të borxhlinjve, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për firmë ose qytetar, është zgjidhje nënçmuese që nuk do të ndikojë në masë të konsiderueshme për ndryshimin e gjendjes për shkak se ekonomia dhe popullata akoma po ballafaqohen me krizën. 

Kush dhe pse do të ndiqet – në tapet edhe prindërit e borxhlinjve? 
Me arsyetimin se dëshiron ta përforcojë disiplinën tatimore, e me atë t’i rrisë edhe të hyrat në buxhet, qeveria bëri ndryshime edhe në Ligjin për procedurë tatimore. Zgjidhja e propozuar tani gjendet para deputetëve. Po ngushtohet laku rreth qytetarëve dhe firmave që kanë borxhe të papaguara. Bëhet fjalë për borxhe që janë rezultat i tatimit të vlerës së shtuar, tatimit në fitim, tatimit personal të të ardhurave dhe kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social. Në tapet do të gjenden qytetarët që kanë borxh më të madh se 2.000 euro dhe firmat që kanë borxh të papaguar në vlerë prej 5.000 euro e më tepër. Në qoftë se kjo zgjidhje ligjore merr vizën nga shumica e deputetëve, qeveria, do t’i vë në dispozicion publik për të gjithë, nëpërmjet ueb-faqes së Drejtorisë për të hyra publike, detajet e borxhlinjve. Ja se çka do të përmbajë publikimi: 

“Lista e borxhlinjve të borxheve të papaguara përmban: emrin dhe mbiemrin e borxhliut, vitin e lindjes së personit fizik, vendbanimin ose vendqëndrimin e personit fizik ose selinë e personit juridik, shumat e veçanta të borxhit sipas llojit të tij, si dhe shumën e përgjithshme të borxhit”, shkruan në propozim-ligj dhe shtohet: 

“Me qëllim të konstatimit të identietit të borxhliut, Drejtoria për të hyra publike mund ta plotësojë ose ta precizojë listën me të dhëna për: datën dhe vendlindjen e personit fizik dhe emrin e prindit të personit fizik. Drejtoria për të hyra publike në listën e borxhlinjve me borxhe me afat të skaduar dhe të papaguara, mund të shtojë edhe të dhëna për masat që janë ndërmarrë për pagesën e borxhit nga ana e institucionit kompetent”, thuhet propozim-ligj. 

Edhe pse bëhet fjalë për një seri të dhënash personale, nga qeveria thonë se në këtë mënyrë nuk shkilet fshehtësia e të dhënave. 

“?bligimi për ruajtjen e fshehtësisë tatimore nuk shkilet kur Drejtoria për të hyra publike, pa pëlqimin e obliguesit tatimor, në ueb-faqen e saj e publikon listën e borxhlinjve me borxhe me afat të skaduar dhe të papaguara që janë rezultat i tatimit të vlerës së shtuar, tatimit në fitim, tatimit personal të të ardhurave, kontributeve nga sigurimi i detyruar social, si dhe i akcizave dhe doganave, për të cilat shuma e përgjithshme është më e lartë se 120.000 denarë, për personat fizikë dhe kryerësit e pavarur të veprimtarive dhe më e lartë se 300.000 denarë, për personat juridikë”, vlerëson qeveria. 

Kjo zgjidhje ligjore duhe të ndihmojë që të përmirësohet pagesa e ndërsjellë e borxheve ndërmjet firmave, por parashtrohet pyetja se a duhet të bëhet kjo në kushte kur kompanitë akoma po luftojnë me krizën, pyetet Arben Halili, drejtor ekzekutiv i Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore. 

“Konsideroj se ky ligj është vetëm një përpjekje e qeverisë të tregojë se nëpërmjet masave të ndryshme represive do të mundohet ta disiplinojë jo vetëm komunitetin afarist, por edhe vetë qytetarët për shkak të mospërmbushjes me kohë të detyrimeve nga arsye të ndryshme. Në përgjithësi fitohet përshtypja sikur ka nevojë për ligj, për shkak se në këtë mënyrë do t’i ndihmohet një grupi të caktuar të kompanive t’i realizojnë kërkesat e tyre për t’i mbledhur borxhet, dhe kjo ndoshta edhe do të ketë ndonjë ndikim, por nëse shohim më thellë se cilat janë shkaqet që kompanitë por edhe vetë qytetarët janë të ngarkuar me borxhe, përgjigja është shumë e thjeshtë – për shkak të gjendjes së përkeqësuar ekonomike, për shkak të stabilitetit të pamjaftueshëm të tregut, për shkak se ai sikur për çdo ditë po e humb fuqinë për konsumimin e asaj që është prodhuar, e kjo do të thotë se ka masa reperkusive edhe te gjendja materiale e vetë qytetarëve”, vlerëson Halili dhe thotë se në vend të ligjeve të reja për dënime dhe nënçmim të afaristëve, e madje edhe të qytetarëve, qeveria duhet t’i përkushtohet sigurimit të kushteve përkatëse për zhvillimin e komunitetit afarist, e me këtë të mundësojë edhe hapjen e vendeve të reja të punës. Atëherë me siguri nuk do të ketë neevojë as për këtë ligj, e as për masa plotësuese për ndëshkim”, thotë Halili dhe vlerëson: 

“Nëse shkohet në atë që të publikohen emrat, atëherë mbetemi në qëndrimin që kjo duhet të bëhet vetëm për borxhliun e jo edhe për njerëz të tjerë”. 

Poashtu, me zgjidhjen ligjore përgjegjësi do të kërkohet edhe nga personar që kanë marrë pjesë edhe kanë ndikuar në vendimet e borxhliut. Kështu në një pjesë të ligjit që ka të bëjë me “Garancën gjatë borxhit të zbuluar të borxhliut “ thuhet: 

“Për borxhin tatimor të obliguesit tatimor, që është konstatuar me vendim të Drejtorisë për të hyra publike ose ta papaguar gjatë procedurës për pagesë të dhunshme, pagesën e garanton me gjithë pronën e tij, personi i cili me vendimet e tij ka ndikuar në aktivitetet afariste të obliguesit tatimor, si rezultat i të cilave është edhe borxhi tatimor”, propozon qeveria, me ç’rast me këtë vendim do të përfshihen personat kanë pjesë në firmë, personi që e përfaqëson obliguesin tatimor dhe personi që e merr përsipër borxhin. 

“Publikimi i emrave në ueb-faqen e DHP-së ose kudo qoftë, definitivisht nuk është zgjidhje, për shkak se ka kompani që janë të ngatërruara dhe nuk arrijnë me kohë t’i përmbushin obligimet. Publikimi i emrave të tyre në cilëndo qoftë ueb-faqe nuk do të zgjidhë asgjë. Por ka edhe njerëz të atillë, për të cilët mospagesa e detyrimeve është punë normale, kështu që edhe në këtë rast nuk do të ndryshojë asgjë me publikimin e emrave të tyre në ndonjë listë. Definitivisht vetëm do të futemi në një rreth dhe asgjë nuk do të zgjidhet”, vlerëson Halili. 

Para do kohësh, qeveria e dërgoi në Kuvend e pastaj e tërhoqi propozim-ligjin për dënime dhe gjoba, pasi komuniteti afarist reagoi ashpër për lartësinë e dënimeve të parapara. 

Aneta Dodevska, Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button