Avramopulos: Shqiptarët e Maqedonisë më të angazhuar për zgjidhjen e emrit

Ministri grek i Mbrojtjes, Dimitris Avramopulos, i ndodhur në Shqipëri si pjesë e delegacionit që shoqëroi Presidentin Papulias i pyetur lidhur me problemet për emrin e Maqedonisë, ka vlerësuar maksimalisht faktorin shqiptar në vend, si më të angazhuarin për gjetjen e një zgjidhjeje për këtë problem. 

Në një intervistë për mediumet Shqiptare Avramopulos,  është shprehur se Greqia është e gatshme që të korrigjohet marrëveshjen e vitin 2009 për kufirin detar me Shqipërinë.

“Është nënshkruar një marrëveshje dhe vendet gjithmonë respektojnë atë që kanë nënshkruar, firmën e tyre. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë gjykoi ndryshe, çështja nuk është mbyllur ende. Ne duam që të zgjidhet kjo çështje dhe sigurisht që nuk ndërhyjmë në rendin e brendshëm ligjor të Shqipërisë. Por, ajo që del si rezultat i bisedimeve që kemi kryer kohët e fundit, është dëshira e ndërsjellë që të përcaktohen zonat detare”, tha Avramopulos. 

Ndërsa për pronat e shqiptarëve të Çamërisë, Avramopoulos deklaroi se cilido qytetar ka të drejtë t’i drejtohet gjykatave greke dhe atyre europiane për çdo shkelje që ata mund të pretendojnë.

I pyetur lidhur me njohjen e Kosovës, ai deklaroi se kjo gjë nuk arrihet nga njëra ditë në tjetrën, por tashmë janë hedhur themelet e bashkëpunimit mes dy vendeve. 

Lajme të ngjashme

Back to top button