Shkup, u organizua ngjarja e Ashures

Me rastin e muajit Muharrem në Shkup u organizua ngjarja e Ashures. Eventi i organizuar nga ana e Organizata El-Hilal dhe Shoqata Ensar, me mbështetjen e komunave të Çairit dhe Bursës nga Turqia u mbajt në Çarshinë e vjetër të Shkupit të shtunën, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë event morën pjesë Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Komunës së Bursës Bayram Vardar, kryetari i Departamentit të çështjeve sociale të komunës së Bursës Şahin Arat, Sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës në Maqedoni Behixhudin Shehabi, kryetar i Këshillit të Komunës së Çairit Zahir Bekteshi, nëpunësi i dytë i amabasadës së Turqisë në Shkup Kerim Doğan dhe shumë qytetarë.

Kryetari i Departamentit të çështjeve sociale të komunës së Bursës Şahin Arat në deklaratën e tij theksoi se janë duke e vizituar Shkupin shpesh për shkak të lidhjeve historike. Arat tha se do të vazhdojnë me eventet dhe organizimet që kanë kryer në rajon deri më sot. Arat gjithashtu theksoi se kanë organizuar programe siç janë syneti, programe për fëmijët jetimë, restaurim dhe shumë aktivitete tjera.

Dita e Ashures 2015 (3)

“Këtu ndjehemi si në shtëpitë tona. Kemi lidhje historike, fqinjësore dhe farefisnore. Në të kaluarën kemi jetuar bashkë me vite. Për këtë shkak Shkupi dhe Bursa janë qytete vëllazërore, dhe për këtë arsye vijmë shumë shpesh. I sollëm përshëndetjet e të afërmve tanë prej atje, dhe do ti dërgojmë përshëndetjet e të afërmve tanë prej këtu në Bursa. Kemi detyrën e urës”, tha ai.

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës Behixhudin Shehabi në deklaratën e tij theksoi se kjo ditë ka një karakter shumë dimensional në popullatë, ku Ashure-ja si ëmbëlsirë tradicionale simbolizon unitetin, solidaritetin dhe bashkimin. Shehabi theksoi se traditën me vlerë nga e kaluara janë duke e mbrojtur dhe duke e kultivuar brezë pas brezi.

“Në këtë qendër të Çarshisë së vjetër në këto ambiente të vjetra të Çarshisë së vjetër organizojmë këtë manifestim tradicional e cila simbolizon unitetin, bashkimin dhe traditën tonë shumë shekullore”, tha Shehabi.

Kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit Zahir Bekteshi në deklaratën e tij theksoi se dita e Ashures ka një vend të veçant në kalendarin e Islamit dhe se organizohet për herë të 10-të. Ai theksoi se ky eventi organizohet nga ana e organizatës El-Hilal dhe shoqatës Ensar, e cila përkrahet nga komuna e Bursës me të cilën si komunë kanë një komunikim dhe bashkëpunim të mirë.

“Komuna e Çairit i përkrahë të gjitha aktivitetet kulturore dhe aktivitetet të cilat për qëllim kanë humanitetin, solidaritetin, bashkëpunimin, tolerancën, komunikimin dhe veprimin kundër të keqes”, theksoi Bekteshi.

Nëpunësi i dytë në Amabasadën e Turqisë në Shkup, Kerim Doğan theksoi se ky event organizohet 10 vjet me rradhë dhe se është një event i rëndësishëm i cili bën thirrje për unitet dhe vëllazëri.

Përndryshe, ky event organizohet dhjetë vjet me radhë në Shkup i cili has në interes të madh nga ana e qytetarëve.

Dita e Ashures 2015 (1)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button