MPJ e Shqipërisë dënon sulmin ndaj ambasadës në Podgoricë

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka dënuar sulmin që ndodhi në mbrëmjen e të shtunës ndaj Ambasadës së Shqipërisë në Podgoricë nga disa demonstrues, raporton Anadolu Agency (AA).

Nëpërmjet një deklarate zyrtare, Ministria e Jashtme e Shqipërisë i bën thirrje autoriteteve të Malit të Zi që të marrin të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e godinës së ambasadës, për të siguruar aktivitetin e saj normal dhe integritetin e personelit, si dhe për të nxjerrë përgjegjësit e këtij sulmi para drejtësisë.

“Ministria e Punëve të Jashtme dëshiron të nënvizojë se Shqipëria do të vijojë të mbështesë kursin euro-atlantik të rajonit. Përkushtimi ndaj vlerave euro-atlanike është i pa-negociueshëm dhe nuk do të frenohet nga grupe huliganësh, idetë e të cilëve kërcënojnë integrimin e mëtejshëm të rajonit tonë”- thuhet në deklaratë.

Ndërkohë kujtojmë se ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi u qëllua me gurë dhe sende të tjera gjatë protestës së opozitës malazeze në Podgoricë. Gjithashtu protestuesit kanë qëlluar me gurë dhe fishekzjarre edhe ndaj forcave policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button