Lëvizjet demografike, Tirana e Durrësi me më shumë të ardhur

Shqiptarët po preferojnë gjithnjë e më shumë Durrësin dhe Tiranën. Sipas të dhënave nga raporti statistikor vjetor, Tirana dhe Durrësi kanë regjistruar më shumë të ardhur sesa të larguar, raporton Klan.

Gjatë një viti në Tiranë vijnë 11 mijë më shumë banorë se të larguarit, duke kapur një shifër prej 18 mijë banorësh më shumë të regjistruar në kryeqytet, ndërsa në qytetin bregdetar rreth 2500 banorë më shumë.

Të gjitha qarqet e tjera kanë pasur migracion të brendshëm neto negativ gjatë një viti, veçanërisht qarqet e Dibrës dhe të Elbasanit. Sipas raportit në këtoë dy qarqe kemi përkatësisht nga 3 mijë dhe 2 mijë të larguar më shumë se të ardhur.

Migracioni i brendshëm ka një ka një ndikim të rëndësishëm në popullsinë e njësive administrative.

Prej vitesh tashmë qytetarët janë të orientuar drejt qyteteve të mëdha për shkak të mundësive të shumta për punësim, pasi edhe sipërmarrjet më të shumat janë të përqendruara në këtë qytete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button