Zbulohet lidhja sekrete Rihanna-Jay Z

Gjithmonë është spekuluar se mes Rihanna dhe Jay Z ka ekzistuar diçka më shumë se marrëdhënie biznesi, por në një libër të publikuar së fundmi nga gazetari J. Randy Taraborrelli, raportohet se Rihanna ka qënë personi i tretë në marrëdhënien e superstarëve, e cila thuajse shkaktoi ndarjen e tyre.

Sipas librit “Becoming Beyonce”, Jay Z dhe Beyonce ishin ndarë në mënyrë sekrete në vitin 2005 pasi Jay mendonte se Bey i ishte përkushtuar më shumë karrierës sesa martesës së saj.

”Çifti u nda për një periudhë të shkurtër atë vit dhe raportohet se ishte Beyonce ajo që e mori këtë vendim pasi kishte nevojë për një pushim”,  thuhet në biografinë e paautorizuar të Beyonce.

Gjatë asaj kohe, hyri në skenë Rihanna, e cila ishte një adoleshente në atë kohë. Pavarësisht se nuk ishte asgjë e konfirmuar, Bey nisi të ishte skeptike rreth këtyre thashethemeve, të cilat e bënë atë të shpërthente në një sherr në klubin e reperit.

”Ajo çfarë u dëgjua disa herë ishte emri Rihanna para se Beyonce të ngrihej dhe të largohej”

Çifti vendosi të rikthehej në 2006 pasi Beyonce kuptoi se ishte e humbur pa mashkullin e saj, me të cilin tashmë ka rreth 15-vite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button