Mediat greke në grevë 24 orëshe

Punonjësit e mediave në Greqi, sot kanë hyrë në grevë 24-orëshe për të protestuar ligjin e ri i përgatitur nga ana e shtetit për parakushtet të imponuara nga ana e kreditorëve lidhur me “Paketën e tretë të rimëkëmbjes”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në lidhje me grevën e cila filloi në ora 06.00 me thirrjen e Sindikatave të mediave greke, kanalet televizive shtetërore dhe private si dhe radiot e kanë ndalur transmetimin e lajmeve.

Gjatë grevës në të cilin edhe agjencitë e lajmeve kanë marrë pjesë, ueb faqet e lajmeve i rinovuan faqet vonë dhe për shkak të bojkotit të punës nga ana e gazetarëve nesër raftet e gazetëshitësve do të mbeten të zbrazëta.

Gazetarët janë kundër ligjit i cili është sjellë në Parlament për diskutim dhe parashikon riorganizimin e tatimit të botimeve të shtypit me lejet e kanaleve televizive në vend, me arsyetim se ky ligj e zvogëlon punësimin në sektorin e medias dhe shkel lirinë e shprehjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button