Çelik: “Do ta përkrahim sportin në Çair”

Komuna e Çairit ka vazhduar të thellojë bashkëpunimin me komunat e Turqisë, duke u afruar edhe më shumë, si në sferën ekonomike, kulturore dhe sportive. 
Shefi i sektorit për përkrahje të kryetarit të komunës së Çairit, z. Ejup Ademi ka mirëpritur një delegacion nga Komuna Gemlik nga Bursa si dhe përfaqësues të KM Liria nga Shkupi, ku me theks të veçantë është diskutuar për planet dhe arritjet në fushën e sportit. 

Delegacioni turk, është kryesuar nga z.Mehmet Çelik, zëvendës i kryetarit të Komunës Gemlik, i cili 4 ditë me radhë ishte mysafir i KM Liria, me të cilët kanë parë nga afër kushtet në të cilët punojnë mundësit tanë si dhe ka mësuar se pikërisht nga ky klub kanë dalë numë i mad hi kampioneve.

Mehmet Çelik, mes tjerash ka thënë se Komuna e Bursës ku edhe bën pjesa komuna  Gemlik, ka ndihmuar shumë komunën e Çairit, por tani ai shpreson që në mënyrë të theksuar edhe komuna e tyre Gemlik do të ndihmoj sportin dhe sportistët nga Çairi.

“Gjithashtu në këtë kontekst dua të theksoj se do të thellojmë bashkëpunimin, sidomos ne sferën e sportit, besoj që edhe me komunën e Gemlikut më tutje do të kemi një bashkëpunim edhe më të sinqertë”, ka thënë Çelik, i cili i ndau disa dhurata z.Ejup Ademit.

Shefi i sektorit për përkrahje të kryetarit të komunës, z. Ejup Ademi ka potencuar edhe një herë se po vazhdon bashkëpunimi vëllazëror me Republikën e Turqisë dhe se kjo atmosferë ka ngjall interes të madh. 

Të përkujtojmë se KM Lira ka përmbyllur një sezon shumë të suksesshëm në sportin e mundjes, duke përfunduar në pozitën e dytë në kategorinë e seniorëve, ndërsa te pionerët nga 10 mundës, nëntë prej tyre u shpallën kampion. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button