Kuvendi miratoi rebalancin e Buxhetit, opozita nuk e mbështeti

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e miratoi rebalancin e buxhetit për vitin 2013 me të cilin mjete shtesë morën Fondi për sigurim pensional dhe invalidor dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Mbështetje mori nga 58 deputetë. LSDM-ja paralajmëroi se nuk do të votojë për ribalancin e buxhetit dhe se nuk do ta përkrahë.

Mjetet në këto paragrafe nuk janë ridedikuar, por është zgjeruar deficiti i 3,9 përqindëve, ndërsa financimi është nga Buxheti.

Me ribalancin nuk do të ketë shkurtim të realizimit të investimeve kapitale, e cila tetë muajt e parë është 10 për qind më shumë nga viti i kaluar dhe pritet që deri në fund të vitit të realizohet.
Tek zërat e tjera të Buxhetit për vitin 2013 nuk ka ndryshime më të mëdha dhe pozicionet e tjera mbeten në kuadër të së projektuarës.

Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Financave, Zoran Stavreski, buxheti për vitin 2013 është realizuar siç është premtuar. Në elaborimin, javën e kaluar, tha se në mënyrë precize dhe me kohë janë paguar të gjitha obligimet ndaj ekonomisë, qytetarëve dhe ndaj të gjithë atyre, të cilët duhet të marrin mjete nga Buxheti.

Opozita nuk e mbështeti ribalancin e propozuar dhe nuk ka parashtruar amendamente të tekstit.
Në debatin e sotëm përsëritën se është miratuar në mënyrë jodemokratike, se aprovohet që të rritet detyrimi i shtetit nga 60 milionët e planifikuara në 160 milionë euro.

Kuvendi rreth ribalancit të propozuar ka debatuar tre ditë.

Lajme të ngjashme

Back to top button