100 milionë euro ndihmë për Maqedoninë e Veriut për dy vjet, propozoi Komisioni Evropian

Komisioni Evropian ka propozuar që Maqedonisë së Veriut t’i ndahen 100 milion euro ndihmë për tejkalimin e sfidave gjatë vitit 2023 dhe 2024, transmeton Portalb.mk.

“Komisioni Evropian sot ka propozuar që Maqedonisë së Veriut t’i sigurohen 100 milionë euro ndihmë makrofinanciare. Ndihma do të ndihmojë për nevojat makrofinanciare në shtetet gjatë vitit 2023 dhe 2024”, deklarojnë nga Qeveria.

Qeveria sqaroi që përmes kësaj ndihme planifikohet të mbështetet qëndrueshmëria financiare dhe reformat strukturore, për të ndihmuar përshpejtimin e procesit eurointegrues.

“Qëndrojmë krah Maqedonisë së Veriut në këto momente të sfidave. Sot propozojmë deri 100 milionë euro ndihmë makrofinanciare për të ndihmuar ekonominë e vendit, duke kontribuar në përmbushjen e nevojave financiare në dy vitet e ardhshme”, deklaroi Ursula fon der Lajen, kryetare e Komisionit Evropian.

Qeveria përkujtoi që Maqedonia e Veriut ka marrë ndihmë ekonomike prej 80 milionë euro për tejkalimin e krizës ekonomike dhe energjetike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button