Nxënësit e Maqedonisë së Veriut deri më 15 shkurt do të mund të aplikojnë në Konkursin për ese

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut do të pranojë deri më 15 shkurt punime nga nxënësit e shkollave fillore në garën me temë “Gjuha ime – urë ndërmjet meje dhe teje”. Rezultatet do të publikohen më 25 shkurt në faqen zyrtare të Ministrise, transmeton Portalb.mk.

“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare/Ditës së Diversitetit Gjuhësor dhe Kulturor dhe Shumëgjuhësisë, 21 shkurt, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall KONKURS për ESE për nxënësit e shkollave fillore me temë Gjuha ime –  urë ndërmjet meje dhe teje”, raportoi MASH-i.

Nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën nga shkollat ​​fillore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të marrin pjesë në Konkurs. Një nxënëst mund të dërgojë vetëm nëj ese.

Eseja duhet të jetë me shkrim të lexueshëm dhe të qartë, të shkruar në gjuhën në të cilën nxënësi e ndjek mësimin (gjuhë maqedonase, gjuhë shqipe, gjuhë turke, gjuhë boshnjake dhe gjuhë serbe) ose në gjuhën angleze. Eseja duhet të përmbajë 200 deri në 300 fjalë”, sqaroi Ministria, duke theksuar që në fund të esesë, është e nevojshme që nxënësi  të shkruajë porosi  për temën e dhënë në gjuhë të ndryshme nga gjuha në të cilën ai e ndjek mësimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button