8 mijë denarë për kokë banori, nuk janë të mjaftueshme, vlerësoi Revizioni për buxhetin e komunave

Enti Shtetëror i Revizionit ka analizuar buxhetin e komunave të Maqedonisë së Veriut gjatë kohë së pandemisë, duke vlerësuar që buxheti i tyre nuk është i mjaftueshëm për të siguruar shërbime të kënaqshme për qytetarët, transmeton Portalb.mk.

“Me revizionin e kryer, revizorët kanë fituar bindje të arsyeshme se të hyrat e realizuara vetanake të komunave në vitin 2020 shënuan rrënie prej 15.2 % në krahasim me vitin e kaluar dhe shuma e tyre prej 8 mijë denarë për kokë të banorit, nuk është e mjaftueshme për krijimin e politikave efikase në nivel lokal dhe zbatimin efektiv të tyre me qëllim sigurimin e shërbimeve cilësore për qytetarët”, raportoi Enti Shtetëror i Revizionit.

Këto përfundime Revizioni i publikoi në kuadër të hulumtimit me temë “Të hyrat vetanake të komunave për sigurimin e shërbimeve cilësore të qytetarëve gjatë kohës së pandemisë”.

“Në totalin e të hyrave të realizuara të komunave, me pjesëmarrjen më të madhe prej 50 % janë mejtet e marra nga pushteti qendror në bazë të bllok dotacioneve për financimin e shpenzimeve vijuese dhe rrogave të punonjësve në fushën e arsimit, mbrojtjes së fëmijëve, kulturës dhe mbrojtjen kundër zjarrit”, raportoi Revizioni.

Pjesa tjetër e të hyrave vijnë nga të hyrat vetanake (38%), me 6 % janë të hyrat nga tatimi bartës, gjegjësisht dotacione nga tatimi i vlerës së shtuar, dhe me 2 % janë të hyrat nga aktivitetet vetëfinancuese, të hyrat nga donacionet dhe nga huamarrjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button