Protestë para Qeverisë për vrasjen e Martin Neshkovskit

Dhjetëra protestues u mblodhën përpara Qeverisë në shenjë proteste  për të shprehur revoltën e tyre për vrasjen e Martin Neshkoskit. Edhe pse u paralajmërua se protesta do të jetë masovike, për të kërkuar drejtësinë mbi këtë vrasje, njofton TV21.

Aleksandar Neshkovski, vëllai i Martinit të ndjerë tha se edhe pas katër viteve nga vrasja, qeveria e Gruevskit e fshehi të vërtetën e këtij krimi. Ai sot kërkoi përgjegjësi dhe drejtësi duke thënë se drejtësia për Martinin nuk është vetëm për të, po për secilin individ në Maqedoni. I riu 21 vjeçar, Martin Neshkoski, u vra më datë 6 qershor të vitit 2011 nga goditjet e një pjesëtari të policisë, përderisa partia në pushtet festonte fitoren e zgjedhjeve parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button