Animatorja e “eHow”: Ja si të vizatoni shqiponjën dykrenare (VIDEO)

Që nga fëmijëria e hershme, fëmijët shqiptarë kanë bërë përpjekje për t’u mësuar se si të vizatojnë flamurin Kuqezi, flamurin kombëtar shqiptar.

Ka qenë mision i vështirë për shumicën, meqenëse për të vizatuar shqiponjën dykrenare është dashur të ketë simetri mes dy anëve të saj.

Por, tani që flamuri Kuqezi është bërë më i famshëm se kurrë në botë, për vizatimin e tij japin këshilla edhe animatorë të huaj, raporton Koha.net.

Një ndër ta është edhe Daisy Edwards, e cila, në rubrikën “eHow” në Youtube, veç video-mësimeve të shumta, ka publikuar edhe një video ku tregon mënyrën se si vizatohet flamuri kombëtar shqiptar.

Ajo përdor një shtresë xhami të vendosur para kamerës në të cilën vizaton shqiponjën dykrenare dhe sqaron se si duhet të vizatohet ajo në mënyrën e duhur.

“Kur të filloni të vizatoni flamurin shqiptar, është mirë të nisni nga pjesa kryesore e tij, që është koka, apo kokat e shqiponjës dykrenare”, thotë Daisy në videon e publikuar në muajin maj të këtij viti.

Ani pse në fund, rezultati lë shumë për të dëshiruar, është vullneti i saj për t’u vlerësuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button