Shtyhet sërish seanca për rastin “Sopoti”

“Sipas trupit gjyqësor, dëshmitari e ka pranuar thirrjen, por unë mendoj se është ndërruar emri i këtij dëshmitari, se ky dëshmitar quhet Ramadan Bajrami dhe jo Bajram Ramadani, si trupi gjyqësor e ka quajtur këtë thirrje dhe këtu është gabimi teknik, por seanca u anulua deri në nëntor dhe deri atëherë do të jetë e rregulluar edhe puna e thirrjes së dëshmitarëve”, tha avokati mbrojtës Naser Raufi për TV ERA.

Vazhdon edhe për një muaj ankthi dhe keqtrajtimi i të akuzuarve për rastin “Sopoti”. Seanca u anulua edhe sot me arsyetimin e gjykatësit se në gjykatë nuk u paraqit dëshmitari, Ramadan Bajrami, për të cilin tha se e ka pranuar thirrjen.

Seanca e radhës u caktua për më 26 nëntor. 11 banorë të fshatit Sopot u dënuan me mbi një shekull e gjysmë burg, për shkak të incidentit që ndodhi në vitin 2003, me ç`rast nga shpërthimi i një mine në afërsi të fshatit humbën jetën dy ushtarë polak të NATO-s dhe një civil.

Një pjesë e të akuzuarve vuajtën më shumë se gjysmën e dënimit. Në ndërkohë në njërën prej bisedave telefonike që publikoi LSDM ish ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska dhe ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkovi bënin pazare se si duhet të jetë vendimi përfundimtar i këtij rasti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button