Në detin Egje ndalohen 178 emigrantë ilegalë

Në afërsi të brigjeve në rajonin Ayvalık të qytetit Balıkesir të Turqisë ndalen 178 emigrantë ilegalë të cilët po tentonin të kalonin ilegalisht në ishullin Lesbos të Greqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra mësohet se emigrantët ilegalë të cilët ishin nisur me 3 gomone nga bregdeti i rajonit Ayvalık në Detin Egje u vërejtën nga patrulla e ekipeve të rojës Bregdetare.

178 emigrantët ilegalë me origjinë nga Afganistani dhe Siria ku mes tyre gra dhe fëmijë u vendosën në anijen e Rojës Bregdetare në afërsi të ishullit Maden dhe më pas u dërguan në ishullin Xhunda. Emigrantët ilegalë pasi u ndihmuan me ushqime dhe pije  u dërguan më pas në Drejtorinë e Policisë së Qarkut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button