OSBE: Autoritetet t’i hetojnë arrestimet e gazetarëve në Podgoricë

Përfaqësuesja për lirinë e mediave e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Dunja Mijatoviç, sot ka shprehur shqetësim për arrestimin e dy gazetarëve, që kanë raportuar nga protestat publike në Podgoricë të Malit të Zi, dhe ka kërkuar hetime të shpejta dhe transparente lidhur me rastet.

“Anëtarët e mediave duhet të jenë në gjendje të raportojnë për çështjet e interesit të publikut në mënyrë të lirë dhe të sigurt”, tha Dunja Mijatoviç, dhe ka shtuar se “agjencitë e zbatimit të ligjit janë përgjegjëse për mbrojtjen e gazetarëve dhe unë besoj se këto arrestime do të hetohen në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të shpejtë”.

Më tutje, në njoftimin e OSBE-së theksohet se dje në Podgoricë janë arrestuar gazetarët, Drazhen Zhivkoviç dhe Gojko Raiçeviç.

Zhivkoviç është marrë në polici dhe arrestuar për disa orë dhe ballafaqohet me akuza për keqbërje. Procesi kundër tij pritet të fillojë më 26 nëntor.

Gazetari Raiçeviç, po ashtu, ishte arrestuar në vendin e protestave, por më vonë është liruar. Edhe ai ballafaqohet me keqbërje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button