Shqipëria, miqësore me Kroacinë dhe Bullgarinë

Shqipëria përballë Kroacisë dhe Bullgarisë. Këta janë emrat e kundërshtarëve, me të cilët po punohet për të zyrtarizuar miqësoret e muajit nëntor.

Burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit konfirmuan për “SuperSport” bisedimet me homologët e dy vendeve Ballkanike, për ndeshje zyrtare në datat e lira të muajit nëntor.

Kombëtarja nuk njeh pushim. Me mbylljen e edicionit, që u kurorëzua në mënyrë të suksesshme me kualifikimin në fazën finale të Euro 2016, kuqezinjtë do të vijojnë punën me përgatitjet drejt turneut në Francë.

Pjesëmarrja në Kampionatin Europian, ku luajnë ekipet më të mira të kontinentit, bën të detyrueshme që edhe rivalët të jenë cilësorë. Kroacia është një skuadër që nuk ka nevojë për koment. Një ekip me mjaft yje në kontingjent dhe gjithmonë protagoniste në evenimentet madhorë të futbollit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button