BE: Prokurorja Janeva të fitojë mbështetje të plotë

“Respektimi i ligjit veçanërisht i rëndësishëm”, kanë deklaruar sot nga Misioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, pas vendimit të djeshëm Këshillit të Prokurorëve që ia pranuan vetëm 7 prokurorë nga 14 që i ka propozuar prokurorja speciale Katica Janeva.

“Prokurorja speciale është si rrjedhoje e marrëveshjes që u arrit mes katër parive politike dhe ka qenë e emëruar na Parlamenti dhe nga Këshilli i Prokurorëve. Sipas mandatit që i është dhënë, ajo duhet të fitojë mbështetje të plotë për ta kryer punën e saj”, kanë deklaruar nga BE, njofton Portalb.

Nga Misioni i BE-së, theksojnë që ligji për prokuror special është i qartë, për atë se si ajo duhet të mbështetet në zbatimin e punës së saj.

Ndërkaq, sot edhe ambasada Amerikane në Shkup, ka reaguar për vendimin e Këshillit të Prokurorëve.

Pas reagimit të ambasadës së SHBA-së BDI dhe PDSH kanë dalë me po të njejtën deklaratë duke thirurr edhe ata për përkrahjen e Katica Janevës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button