Zyrtare: Shqipëria ndodhet në vazon 4 të Euro 2016

Shqipëria do të jetë në vazon 4 të shortit për fazën e grupeve të Kampionatit Europian 2016, i cili do të hidhet më 12 Dhjetor në Paris
UEFA ka konfirmuar se në faqen zyrtare pozicionimin e 20 skuadrave të kualifikuara direkt në evenimentin më të rëndësishëm kontinental.

Shpërndarja e skuadrave nëpër vazot e shortit është realizuar në bazë të koeficentëve në renditjen e UEFA-s. Përfaqësuesja kuqezi pozicionohet e parafundit, mes 24 skuadrave finaliste të Euro 2016, duke lënë pas vetëm Irlandën e Veriut. Për këtë arsye mbetet në vazon e katërt, ku ekipe të tjera të konfirmuara janë edhe Islanda e Uellsi.

Në bazë të koeficienteve këto përfaqësuese kalohen edhe nga ekipet që luajnë në fazën play off. Vazo e katërt do të plotësohet nga dy skuadra, që në bazë të koeficientëve rrezikojnë të jenë Turqia dhe Sllovakia, shkruan Supersport.

Vazo e tretë është e gjitha për t’u përkufizuar, me skuadra si Republika Çeke, Polonia e Rumania, të cilat presin të mësojnë ekipet që do të kualifikohen nga ndeshjet play off.

Nga kjo fazë, vetëm Bosnja dhe më tej Ukraina kanë shansin që nëse sigurojnë një biletë për në Francë, të pozicionohen direkt në vazon 2. Vetëm nëse boshnjakët dhe ukrainasit dështojnë, aty do të ngjitej Republika Çeke.

Në shortin e grupeve nuk do të tërhiqet emri i Francës, që si vend organizator ka të garantuar vendin e parë në Grupin A të Euro 2016.

Spanja, kampione në fuqi e Europës ka të garantuar vazon e parë, e cila plotësohet nga Gjermania, Anglia, Portugalia dhe Belgjika. Vetëm në vazon e dytë Italia, përkrah emrave të tjerë të mëdhenj si Rusia, Zvicra, Austria dhe Kroacia.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button