SHBA-ja i kërkon Greqisë vendimin për gazsjellësin

I dërguari special dhe koordinatori për çështjet energjetike ndërkombëtare në Departamentin amerikan të Shtetit, Amos Hostein i bëri thirrje qeverisë greke për të vendosur sa më shpejt lidhur me gazsjellësin transadriatik, TAP

Në një intervistë për gazetën greke “To Vima”, Hostein, i cili ndodhet për bisedime në Athinë për energjetikën, bashkëpunimin dhe sigurinë, theksoi se Greqia duhet t’i shfrytëzojë përparësitë dhe mundësitë për të marrë rolin e saj në energjetikën rajonale.

“SHBA-ja dëshiron ta mbështesë Greqinë, e cila është pjesë e njërit prej planeve energjetike më interesante në Evropë”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button