Berisha në facebook: TAP u përzgjodh, fitoi Shqipëria

 Kryeministri Sali Berisha, pas një mungese nëprofilin e tij në Facebook është rikthyer pasditen e sotme, me urimin për përzgjedhjen e projektit të gazsjellesit TAP. 

“Te dashur miq, projekti i gazesjellesit TAP u përzgjodh. Fitoi Shqipëria, projekti i shekullit për ne!!! ”- shkruan ai.

Pas lajmit në mediat greke, apo edhe në Reuters, ka qenë edhe konsorciumi Shah Deniz II që ka informuar OMV-n mbi vendimin lidhur me mënyrën e kërkuar dhe  të preferuar prej tyre për livrimet e gazit drejt Evropës.  “Projekti ‘Nabuco-West’ nuk është përzgjedhur nga konsorciumi që menaxhon furnizimet me gaz, Shah Deniz II”, theksohej në një komunikatë të publikuar nga OMV-ja. 

Konsorciumi, që përfshin “Socar”, britanikun “BP”, norvegjezin “Statoil” dhe francezin “Total”, njoftoi se do të publikonte në fund të muajit qershor vendimin mbi livrimin e gazit në Evropë nga Deti Kaspik. 

Konsorciumi përzgjodhi projektin e gazsjellësit TAP (Trans Adriatic Pipeline) që do të kalojë nga kufiri greko-turk në Itali duke kaluar nga Greqia dhe Shqipëria.

Lajme të ngjashme

Back to top button