Rihanna të “braktis” tokën!

Pop këngëtarja Rihanna është shprehur e gatshme të paguajë plot 750 mijë dollarë, për një udhëtim në hapësirë.

Krijuesja e hitit “Umbrella” planifikon të rezervojë tri ulëse në programin “Virgin Galactic” të Richard Branson, dhe mezi po pret ta shohë veten duke u larguar nga orbita e tokës.

“Rihanna tashmë ka paguar kaparen dhe me padurim po e pret udhëtimin e shumëpërfolur. Ajo qysh si fëmijë ka qenë e obsesionuar me filma fantastiko-shkencor, dhe më në fund duket se ëndrra e saj do të bëhet realitet”, ka deklaruar një burim.

Lajme të ngjashme

Back to top button