Ndihmë nga Qyteti i Shkupit për pjesët e përmbytura në Maqedoni

Qyteti i Shkupit dërgoi ndihmë teknike dhe mekanizim për rajonet e përmbytura në Ohër dhe rrethinë.

Nga Qyteti i Shkupit sot informojnë se janë dërguar dy cisterna për tërheqje të ujit nga ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, një automjet terreni zjarrfikës, si dhe dy pompa të fuqishme për pompim të ujit.

Krahas ndihmës teknike, në terren në pjesët e përmbytura është dërguar edhe një ekip zjarrfikës nga Brigada zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit, një pjesë më të madh të personave nga Shtabi për mbrojtje dhe shpëtim të Qytetit të Shkupit, si dhe nga ndërmarrjet publike.

“Shtabi për mbrojtje dhe shpëtim i Qytetit të Shkupit do ta përcjellë gjendjen në terren dhe në qoftë se ka nevojë do të dërgojë ndihmë shtesë”, thuhet në kumtesën e Qytetin të Shkupit, njofton MIA.

Lajme të ngjashme

Back to top button