Lëndohet rëndë një tetovar pasi bie nga çatia

Tetëdhjetë e shtatë vjeçari Q.S. nga Tetova ka marrë lëndime të rënda, pasi që dje rreth orës 7:30 minuta ka rënë nga çatia me lartësi rreth më shumë se dy e gjysmë metra, ka informuar zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifovski, njofton Portalb.

Sipas tij, plaku i ka ndërruar tjegullat e çatisë në shtëpinë e tij të vjetër në rrugën “Murat Baftijari”, të qytetit të Tetovës, ku ka ndodhur aksidenti pasi që e ka humbur baraspeshimin dhe ka rënë në tokë.

“Atë e ka parë fqinji i tij, dhe e ka thirrur ndihmën e parë, të cilët shumë shpejtë kanë ardhur në vendngjarje dhe e kanë dërguar të aksidentuarin në Klinikën e Spitalit të Qytetit, ku i është dhënë ndihma e parë, ndërkaq pasi që ka qenë rast emergjent, atë e kanë transferuar në klinikat e Shkupit”, ka deklaruar Josifovski.

Me urdhër të prokurorit publik, në vend e kanë kryer ekspertizën ekipi i SPB-Tetovë, ndërkaq ende po punohet për zbardhjen e arsyeve, rrethanave dhe gjithçka që është e lidhur me rastin, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Back to top button