Arta Tahiri drejton emisionin me fanellën e kombëtares!

Euforia sportive në prag të përballjes historike mes Shqipërisë dhe Serbisë përfshin edhe mediat. Gazetarja e ALSAT-it, Arta Tahiri, njëkohësisht autore e emisionit “Pasdite me ALSAT” ka drejtuar emisionin e së mërkurës e veshur me fanellën e Kombëtares shqiptare me numër 7, që mban emrin e Ansi Agollit.

Në hyrje të emisionit “Pasdite me ALSAT” gazetarja Arta Tahiri theksoi:

“Të rralla janë ngjarjet sportive që priten me padurim, me ankth nga një komb i tërë, nga çdo shqiptar anëkënd botës, nga ata që e duan me shpirt sportin dhe futbollin, por edhe nga ata që nuk janë tifoz të lojës në fushë, nga politikanët dhe gazetarët, nga tifozët sidomos, por edhe nga qytetarët e zakonshëm. Shqipëria, Kosova, shqiptarët e Maqedonisë dhe shumë vise tjera të mbarë hapësirës kombëtare, të gjithë pa përjashtim kanë kthyer kokën kah Elbasan Arena, kur të enjten do të luhet përballja më e rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar, përballja me Serbinë, mes dy popujve ballkanikë, një përballje jo vetëm sportive, por edhe politike. Thirrjet publike janë në drejtim të fitores së kombëtares, por me dinjitet dhe duke ruajtur imazhin e shqiptarëve si komb i civilizuar sportiv dhe evropian. Ashtu qoftë!”

 

Lajme të ngjashme

Back to top button