Ndikimi i dhunës së prindërve ndaj fëmijëve

Në shoqërinë shqiptare diploma e universitetit, jo vetëm te jep tjetër personalitet, por është edhe një farë mburojë prej të ligave që të vijnë dhe andej nga nuk i pret. Çështja e ndikimit të dhunës së prindërve ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve është një nga më të ndërlikuarat e më të diskutuarat jo vetëm në studimet sociologjike, psiko-pedagogjike etj, por edhe ne bisedat e përditshme.

Diskutime të tilla gjallërohen ndjeshëm në periudha ndryshimesh të vrullshme shoqërore e kulturore. Studiues të ndryshëm kanë sjellë argumente të shumëllojshme pro dhe kundër funksioneve afirmative dhe disfunksioneve të dhunës së prindërve të ushtruar ndaj fëmijëve të tyre. Një bashkëqytetare thotë: “Ndoshta ne shqiptarët e përdorim dhunën ndaj fëmijëve edhe ngaqë jemi të fiksuar për të ardhmen e fëmijëve tanë. Pasi e përdorim dhunën ndaj fëmijëve bëhemi pishman si dreqi, por edhe të mos e përdorim dhunën fiksohemi më shumë, kur mendojmë se fëmijët mund të futen në ndonjë qorrsokak, prej ku nuk mund te dalin gjithë jetën”.

Prindërit, e veçanërisht nënat ushtrojnë dhunë ndaj fëmijëve të tyre në moshën e adoleshencës si masë profilaktike, për t’i mbrojtur ato nga leproza e veseve të shumta që kanë molepsur shoqërinë e demokratike ditëve tona. Përvoja jetësore dhe studimet social-psiko-pedagogjik tregojnë se, veçanërisht djemtë, që në fëmijëri dhe në moshën e adoleshencës kanë qenë të ekspozuar ndaj dhunës familjare të ushtruar drejtpërdrejt ndaj tyre, ose ndaj anëtarëve të tjerë të familjes.

Sipas disa analizave psiko-pedagogjike, dhuna ndaj fëmijëve nuk do të reflektojë në mënyrë pozitive por përkundrazi do të reflektoj negativisht dhe se unë si pedagog do t’i kisha këshilluar të gjithë prindërit që ti thonë stop dhunës ndaj fëmijëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button