Veljanovski do ta kthejë në përpunim propozim-ligjin për ndalimin e “bombave”?

Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski, do ta kthejë në përpunim propozim-ligjin për ndalimin e posedimit, përpunimit, publikimit dhe dispozicionin e materialeve të cilat dalin nga përgjimet e bisedave telefonike, të cilin dje me procedurë të shkurtër e ka propozuar deputeti i BDI-së Talat Xhaferri, si iniciativë të përbashkët me VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në. Sipas disa burimeve të Libertasit, Vejlanovski është i detyruar që ta kthejë.

Me këtë pritet që të hapen pika për çështjet e diskutueshme me qëllim që t’i iket ndalimit të censurimit, por edhe efektit retroaktiv të ligjit.

Ndërkaq, sipas burimeve të Plusinfos, ambasadori i SHBA-së dhe BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav, nuk kanë qenë të njoftuar me idenë e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së që të propozohet ligji për censurim të “bombave”. Nga ata thonë që sipas disa burimeve që i kanë siguruar, Gruevski ka lëshuar pe sepse nëse Zaev nuk fiton vërtetim që do të tërhiqet ligji, ai nesër do t’i publikojë të gjitha “bombat” e mbetura.

Mbrëmë Talat Xhaferri në emision “Top Tema” në Tv Telma, ka thënë që nuk do ta tërheqin ligjin.

Ky ligj ka shkaktuar reagim dhe pakënaqësi në publik, por edhe te përfaqësuesit e huaj dhe përfaqësuesit që marrin pjesë në procesin e bisedimeve për daljen nga kriza politike, njofton Portalb.

Në ndërkohë Lëvizja Qytetare “Ajde” ka paralajmëruar nesër protestë që do të mbahet në ora 18:00 para Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, kundër ligjit për ndalimin e publikimit të bisedave të përgjuara telefonike.

“Stop për censurën!”, “Nuk i japim bombat!”, “Nuk e japim të vërtetën!”, “Stop për ligjet fashite!”, “Nuk do t’u kalojë!”, shkruhet në thirrjen publike të publikuar në rrjetin e facebookut, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Back to top button