Peticioni do të duhej ta eliminonte nevojën për protestë

Për çdo qeverisje demokratike, peticioni me fuqi të tillë do të ishte arsye e mjaftueshme për të reaguar përputhmërisht me kërkesat e peticionit.

Për çdo qeveri demokratike peticioni do të eliminonte nevojën për protestë.

Edhe përkundër trysnisë që bëjnë partitë në koalicion tek elektorati i tyre, për të mos nënshkruar peticionin, duke u munduar të mbrojnë nënshkrimin e tyre, me interpretim jo të sinqertë për marrëveshjen, qytetarët vazhdojnë të nënshkruajnë kundër nënshkrimit të qeverisë.

Nga mbështetja e qytetarëve për kërkesat me anë të peticionit, nënshkrimi qeveritar rezulton arbitrar. Arbitraritet i arritur nga premtime demokratike.

Para një viti filloj ikja masive e qytetarëve të Republikës së Kosovës drejt shteteve të perëndimit. Largim që ishte shkaktuar nga humbja e shpresës. Shpresë e humbur nga qeveritarë jo shpresëdhënës. Të gjithë ata që largoheshin dhe të tjerë që mbeteshin ndjenin dhimbje për largimin që ndodhte. Dhimbje nuk ndjenin vetëm shkaktarët e largimit.

Tani është e qartë mungesa e dhimbjes nga shkaktarët. Nuk angazhoheshin të ndalnin largimin, sepse e dinin çfarë “dhurata” do tu bënin atyre që do të mbeteshin në Kosovë. “Dhurata” të pamerituara si : Gjykata Speciale, Demarkacioni me Malin e Zi, Asociacioni i komunave serbe (apo ndarje territoriale)…… Qytetarët gjatë kësaj kohe qeverisëse treguan mospajtim. Fillimisht duke protestuar kundër një ministri fyes, por që rezultoi të jetë shumë i dashur për qeverinë, kundër bllokimit apo pamundësisë për të funksionuar shteti normal……. Kërkesa që në vazhdimësi u fyen nga qeveria.

Po nuk mjaftohet qeveria e Kosovës me peticioni për të plotësuar kërkesat e nënshkruesve të peticionit, do të vërtetoj edhe njëherë se kjo qeveri nuk është demokratike dhe se mënyrat demokratike fatkeqësisht nuk bëjnë punë.

Çka duhen të ketë parasysh qeveria, nëse nuk respekton kërkesat që bëhen me anë të peticionin? A është e vetëdijshme që është shkaktare e hapave tjerë? Me firmosje të peticionit argumentohet kundërshtimi i asociacionit, firmosje që tregon mospajtim. Fyerja e mospajtimit me mos reagim prodhon dhunë. Prandaj qeveria mban përgjegjësinë, përgjegjësi që mund të vij nga papërgjegjësia dhe firmosja arbitrare. Realisht “zhvillime” të tilla nuk ishin të pritura, sepse nevojat ishin tjera dhe të shumta. Sigurisht se ka mendime se këto procese ishin në zhvillim dhe është dashur të vazhdoheshin. Por pavarësisht kësaj me te drejt pyesim.

Atëherë pse ka nevojë të ndërrohen qeverisjet?! Qeveria duhet të heq dorë nga misioni i deritanishëm i saj si shkaktare e mospajtimeve mes vendimeve të saj dhe vullnetit qytetarë. Duhet të jetë ngopur duke i shqetësuar qytetarët. Peticioni në këtë rast është ngarkesë e pa nevojshme për qytetarët me probleme të shumta (sepse nuk është dashur te krijohen arsye për peticion). Prandaj mospajtimi qytetarë nuk guxon të fyhet.

Lajme të ngjashme

Back to top button