Më shumë se 20.000 qytetarë të siguruar nuk kanë mjek amë

Sipas të dhënave të fundit të Fondit të shëndetësisë, akoma ka qytetarë të cilët nuk kanë zgjedhur mjek amë. Bëhet fjalë për më shumë se 20 mijë persona të cilët marrin kartona të kaltër, por nuk kanë mjek amë, që ka filluar të zgjedhet qysh para 20 viteve.
Çdo qytetarë duhet të ketë mjek amë! Nga shoqata e mjekëve amë në Maqedoni tregojnë raste të shumëta nga praktika e tyre, ka njerëz madje të moshës 50 vjecare që nuk kanë ende mjek amë.
‘Secili person duhet patjetër të ketë mjek amë dhe Fondi i sigurimit shëndetësor të bëjë presion ndaj pacientëve që të kenë kujdes me shëndetin e tyre. Para dy vitesh madje 200.000 të siguruar nuk kishin zgjedhur mjek amë, ndërsa vitin e kaluar ky numër arriti në 30 mijë, thonë të dhënat e Fondit të Sigurimit Shëndetësorë!

Lajme të ngjashme

Back to top button