A do të arrihet sot marrëveshje mes grupeve punuese për pakon zgjedhore?

Sot është dita e fundit, e dhënë nga komesari për zgjerim Johanes Han, për grupet punuese të arrijnë marrëveshje për rregullativën zgjedhore, që është vendosur në Marrëveshjen e Përzhinos për dalja nga kriza politike.

Përfaqësuesit e grupeve punues sot do të duhet të debatojnë gjithashtu edhe për votimin e diasporës, mënyrën e pastrimit të Listës Zgjedhore, për përbërjen e KSHZ-së.

Deri më tani, përparim në bisedimet ka pasur vetëm në atë që përzgjedhja e anëtarëve të KSHZ-së të bëhet në bazë të parimit “tre+ tre+ tre”, gjegjësisht tre anëtarë të qeverisë, tre të opozitës dhe tre ekspertë të pavarur që do të zgjidhen me konkurs publik. Në lidhje me kontrollin e listës zgjedhore, gjasat më të mëdha janë që ajo të bëhet në teren, të cilin do ta realizonin komisione të përziera.

Rikujtojmë që dje gjashtë orë përfaqësuesit e LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, dje i kanë pritur i përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorovin dhe Nikolla Poposkin, që të kthehen nga pauza që janë marrë vesh grupet punuese, edhe pse pauza është dashur të zgjasë vetëm dy orë, por ata s’janë kthyer edhe pas gjashtë orëve në Klubin e Deputetëve.

Sipas burimeve të Metas, LSDM dje ka kërkuar hapje të ministrisë së diasporës, e cila është një ndër kërkesat e organizatave të diasporës. Sipas disa burimeve, LSDM është për votim të diasporës, por të respektohen rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHR-së për barazim të votës. Nga LSDM vlerësojnë se formimi i ministrisë së diasporës do ta kishte lehtësuar trysninë e mënyrës së votimit të diasporës, për atë që të gjitha kërkesat e tyre do të kishin kaluar nën kompetencat e ministrisë. Nga LSDM kërkojnë që e drejta për votim të diasporës të jetë nga 85 deri më 90% nga numri mesatar i votave të realizuara në zgjedhjet e fundit parlamentare.

LSDM dje gjithashtu ka kërkuar që të futet në lojë edhe çështja e përqindjes së kuotave të grave, si në ligjet zgjedhore, ashtu edhe në organet dhe institucionet. Propozimi i tyre është që përqindja e kuotës të rritet në 40%.

Sido që të jetë, 24 orët e fundit kanë filluar që të rrjedhin nga ora 00:00, përfaqësuesit e partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos deri sonte në mesnatë do të duhet që të arrijnë marrëveshje për pakon zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Back to top button