De Biazi bëri publike listën e futbollistëve të thirrur për të lujatur kundër Serbisë

Në prag të ndeshjes së shumëpritur Shqipëri-Serbi, trajneri i ekipit kombëtar të Shqipërisë, Gianni De Biazi, ka mbajtur një konferencë për shtyp, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbolit, raporton Anadolu Agency (AA).

De Biazi ka deklaruar se kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme për objektivin e ekipit që ai drejton, për të shkuar në “Euro 2016”. Sipas tij skuadra serbe është e fortë, por kjo gjë nuk e tremb aspak, duke patur si objektiv fitoren.

“Do të luajmë mundësinë tonë për të shkuar në Europian. Shpresoj të jetë një ndeshje inteligjente dhe të japim atë që duhet të japin në atë fushë. Për këtë kemi mbledhur lojtarë që janë në formë të mirë fizike dhe sigurisht që do të japin zemrën siç e kanë dhënë deri tani. E rëndësishme është që të qëndrojmë dhe luajmë të bashkuar pasi kemi vetëm dy ditë kohë për tu stërvitur të martën dhe të mërkuren. Përsa u përket lojtarëve, ato që kam zgjedhur janë të sigurtë që luajnë mirë.”

Ndeshja Shqipëri – Serbi do të zhvillohet më 8 tetor në “Elbasan Arena” dhe nuk do të ketë tifozë serbë. Konfirmimi për këtë ka ardhur nga vetë Federata Shqiptare e Futbollit, por  do të jetë një grup studentësh rreth 70 të tillë, në kuadër të një  marrëveshjeje e iniciuar nga qeveria shqiptare dhe ajo serbe.Paraprakisht bëhet e ditur se për të garantuar mbarëvajtjen dhe zhvillimin normal të saj do të angazhohen mbi 1400 punonjës policie.

Trajneri kuqezi ka folur për grumbullimin që nis nesër në Durrës ku skuadra kombëtare përgatitet për dy ndeshjet e fundit të skuadrës së futbollit të Shqipërisë, për grupin I eliminator, kundër Serbisë dhe kundër Armenisë më 11 tetor në Erevan. Ai bëri publike edhe listën e futbollistëve të thirrur për këto ndeshje të cilët janë:

1.Etrit Berisha

2.Alban Hoxha

3.Orgest Shehi

4.Ansi Agolli

5.Arlind Ajeti

6.Naser Aliji

7.Lorik Cana

8.Berat Djimsiti

9.Elseid Hysaj

10.Amir Rrahmani

11.Andi Lila

12.Amir Abrashi

13.Migjen Basha

14.Ergys Kace

15.Ledian Memushaj

16.Taulant Xhaka

17.Burim Kukeli

18.Herolind Shala

19.Bekim Balaj

20.Sokol Çikalleshi

21.Shkelzen Gashi

22.Odise Roshi

23.Armando Sadiku

24.Ermir Lenjani

25.Alban Meha

26.Hamdi Salihi

Lajme të ngjashme

Back to top button