“Lojëra gjimnaziste” me njëqind pjesëmarrës nga Shkupi

Në më shumë lokacione në Parkun e Qytetit sot do të mbahet manifestimi “Lojëra gjimnaziste 2015”, qëllimi i së cilës është zhvillimi i shëndetit psikofizik të nxënësve. Do të marrin pjesën qindra nxënës të 21 shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit, ndërsa i organizon Shoqata e qytetarëve për përmirësimin e vetes dhe të tjerëve “Sfera”, me mbështetjen dhe kofinancimin e Sektorit për Arsim të Qytetit të Shkupit, njofton MIA.

Nxënësit do të garojnë në aktivitete të ndryshme (sportive, ideore, artistike, teknike), si gara në kros, kuiz të diturive, vizatim, aftësi fotografike, shkrime kreative, grafite… ndërkaq më të mirët do të marrin diploma dhe kupa. “Në secilën prej lojërave do të marrin pjesë ekipe me nga dy apo me nga një nxënës të çdo shkolle, me ç’rast do të krijohet atmosferë miqësore, nxënësit do të njoftohen, shoqërohen dhe do të këmbejnë mendime dhe përvoja pozitive. Secila prej lojërave do të koordinohet prej personave profesional të fushës së dhënë, të cilët do të paraqesin komisione për përcaktimin e më të mirëve sipas rezultateve të arritura”, kumtoi organizatori.

Lajme të ngjashme

Back to top button