S’është adhuruese e ushtrimeve të lehta

Aktorja e njohur, Scarlett Johansson, thotë se ushtron si një mashkull, pasi e pëlqen të ngreh pesha të rënda në palestër.

Bukuroshja 28-vjeçare shkon drejt në dhomën e peshave kur shkon në palestër dhe më shumë e pëlqen të formësoj trupin e saj, sesa të merret me ushtrime të lehta, transmeton Zëri.

“Shkoj në palestër dy herë në javë, por nëse përgatitem për ndonjë rol, nganjëherë ushtroj tërë ditën. Nuk jam adhuruese e ushtrimeve të lehta dhe më pëlqen të ngreh pesha të rënda, për të rritur muskujt e mi. Të jem e sinqertë, ushtroj si një mashkull dhe lirisht mund të them se qoj pesha më të mëdha se meshkujt”, ka deklaruar ajo.

Lajme të ngjashme

Back to top button