Lufta kundër korrupsionit, Kosova nuk bind BE-në

Miratimi i strategjisë kundër korrupsionit dhe ndjekja e gjashtë rasteve të ndryshme brenda një viti nuk e kanë bindur Bashkimin Evropian se autoritetet kosovare po luftojnë korrupsionin.

Në Raportin e progresit të Komisionit Evropian që pritet të publikohet javën e ardhshme, BE-ja vlerëson miratimin e ligjeve të kërkuara nga raporti i studimit të fizibilitetit që u publikua vitin e kaluar, por kërkon që institucionet dhe mekanizmat e ndryshme në luftën kundër korrupsionit të kenë koordinimin më të mirë, shkruan “Tribuna”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi ka zgjedhur të mos komentojë gjetjet e raportit, për sa kohë ai nuk është bërë publik. Megjithatë sipas tij, punët që kërkohen nga ai edhe si ministër i drejtësisë janë kryer. http://www.albeu.com/kosove/lufta-kunder-korrupsionit-kosova-nuk-bind-be-ne/128417/

Lajme të ngjashme

Back to top button