Rrock grupi sirian ‘arratisjen’ po e shndërron në turne Evropian

Në “lumin” e të arratisurve sirianë, që lehtësisht kanë arritur në Evropë, ndodhet edhe një grup muzikantësh rrok, që e kanë kthyer udhëtimin e tyre në një turne.

 

Quhen “Khebez Dawle”, dhe janë pesë muzikantë që janë arratisur nga Bejruti për t’iu shmangur luftës në Siri. Ata vendosën që të bëjnë një udhëtim të gjatë: në ishullin Lesbo të Greqisë kanë shpërndarë CD-të e albumit të tyre dhe në Athinë kanë blerë një kitarë për të luajtur muzikë në vende publike.

Më pas kanë vijuar nëpër Ballkan deri sa shkelën në Kroaci, ku kanë mundur që të zhvillojnë një koncert në Zagreb, transmeton gazetashqip. “Nuk mund të rrimë më shumë se tri ditë pa luajtur muzikë dhe pa performuar”, deklaroi këngëtari i Al Jazeera-s. Gjatë shfaqjes së dhënë në kryeqytetin kroat, Khebez Dawle, që me muzikë kujtojnë Pearl Jam dhe në përgjithësi luajnë muzikë rrok, e llojit anglosakson.

Ata e çuan publikun në ekstazë. “Ne vijmë nga një qytet shumë i bukur, por i qeverisur nga kriminelët e luftës”, thonë ata. Historia e këtij grupi ka nisur në Damask në vitin 2010, dhe bateristii tyre u vra gjatë një sulmi me bombë. Kështu që pesë miqtë vendosën të largohen nga vendi i tyre sepse nuk ishte e mundur të rrije në Siri.

Ashti siç bënë mijëra sirianë edhe ata vendosën që të blejnë një gomone për të kaluar detin që ndan Turqinë me ishullin Lesbo. Pikërisht në këtë plazh atyre iu lindi ideja që t’iu dhurojnë turistëve kopjet e albumit të dalë në Liban, në muajin gusht.

“Duam që të japim një imazh të ndryshëm të refugjatëve”, thonë ata për mediat. Gjysma e udhëtimit të “Khebez Dawle” është Berlini, ku shpresojnë që të vazhdojnë të prodhojnë muzikë dhe të ndërtojnë një jetë larg luftës.

Lajme të ngjashme

Back to top button