Thaçi në Nju Jork: Edhe EBA mbështet anëtarësimin në UNESCO

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, u takua me Lartësinë e Tij, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ministër i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Zëvendëskryeministri Thaçi falënderoi Sheikun Abdullah bin Zayed Al Nahyan për mbështetjen që Emiratet e Bashkuara Arabe po i japin Kosovës në konsolidimin e mëtejmë të Kosovës në arenën ndërkombëtare, përfshirë anëtarësimin e vendit në organizata botërore.

“Biseduam me Sheikun Abdullah bin Zayed Al Nahyan për organizimin një forumi të përbashkët ekonomik për tërheqjen e investimeve nga Emriatet e Bashkuara Arabe, i cili pritet të ndodhë në muajt në vijim”, është shprehur zëvendëskryeministri Thaçi gjatë takimit.

Sheiku Abdullah bin Zayed Al Nahyan theksoi se Emiratet e Bashkuara Arabe do të vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën në të gjitha fushat dhe siguroi për mbështetjen e vendit të tij për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).

Lajme të ngjashme

Back to top button