Kështu do të vishet stadiumi Elbasan Arena për ndeshjen me Serbinë
Shallat kuqezi, qeleshet e bardha me shqiponjë dhe nga një flamur kombëtar do të jenë dekori, i cili do të ngjyrosë Elbasan Arenën për ndeshjen me Serbinë, më 8 tetor 2015.
Duke qenë se pjesa më e madhe nuk do të jenë pjesë e grupimeve të tifozëve në ndeshjen ndaj Serbisë, kompania Digitalb ka menduar të përgatisë dhe të shpërndajë 12 mijë shalle kuqezi, qeleshe të bardhe dhe një flamur të vogël kombëtar, për çdo të pranishëm, çka do të krijojë një koreografi njësuar të stadiumit Elbasan Arena, raporton Panorama Sport.
Edhe në ndeshje të tjera Digitalb ka shpërndarë për tifozët e kombëtares qeleshet e bardha. Por në ndeshjen e 8 tetorit, Shqipëri-Serbi, mjaft e rëndësishme për Kombëtaren kuqezi, që synojnë ta fitojnë këtë takim i cili thuajse i hap dyert e Francës, sponsori general i saj ka menduar që festën në “Elbasan Arena” ta zbukurojë edhe me shallet kuqezi dhe me nga një flamur kombëtar.