Miratohet rebalanci i buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2015

Në seancën e 24 të Këshillit të Komunës së Gostivarit, në rend dite ishte edhe propozim rebalanci i buxhetit të komunës së Gostivarit për vitin 2015, i cili ka zvogëlim për vetëm 4,08 % nga buxheti i paraparë për vitin fiskal.

Sqarime para këshilltarëve dha Shiret Elezi, udhëheqëse e Sektori për çështje financiare, e cila nënvizoi se buxheti i përgjithshëm me rebalancin është planifikuar 1.077.000.000,00 denarë edhe atë buxheti themelor me pjesëmarrje prej  37,59%, vetëfinancim me pjesëmarrje me  2,28%, donacione me 3,36%, kreditë me 4,1% dhe dotacione prej 52,6%.

Pikë tjetër e rëndësishme ishte vendimi për huamarrje afatgjate të brendshme të  Komunës së Gostivarit në kuadër të përkrahjes nga Fondi për zhvillim infrastrukturorë të komunave. Vendimi rregullon huamarrjen e cila do të arrihet me oferta që do të jepen nga bankat komerciale në vend, në kuadër  të përkrahjes të siguruar nga  Fondi për zhvillim infrastrukturorë të komunave (MIDF) në vlerë prej 23.600.000,00 denarë.

Miratohet ribalansi i parë i buxhetit të komunës së Gostivarit për vitin 2015 me zvogëlim minimal për vetëm 4,08 % (3)Pajtim Saiti, përgjegjës i Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal dhe implementim projektesh, deklaroi se qëllimi i huazimit përmes kësaj huamarrje afatgjate është financimi i projektit kapital për investime në ndërtimin e urës mbi lumin Vardar. Ai potencoi se ura e tretë  për komunikacion mbi lumin Vardar është një projekt me prioritet shumë të lart për Komunën e Gostivarit dhe qytetarët e saj.

Po ashtu, këshilltarët aprovuan edhe propozim vendimin për vazhdim të afatit për pranimin e kërkesave për shlyerje të njëhershme të borxheve të qytetarëve në Komunën e Gostivarit. Në këtë çështje, u miratuan edhe 25 vendime për shlyerje të njëhershme të borxhit të qytetarëve në bazë të taksës komunale për shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e ndriçimit publik.

Këshilltarët aprovuan edhe raportet për punë vjetore të disa shkollave fillore dhe të mesme publike, si dhe raportin vjetor të IPKF “Gëzimi fëmijëror”, në Komunën e Gostivarit. Sa i përket kësaj fushe, po ashtu u aprovua edhe propozim – konkluzioni për dhënie pëlqim statutit të çerdhes private për fëmijë “Star” – Gostivar.

Këshilltarët aprovuan edhe propozim – konkluzionin për dhënie pëlqim Vendimit të Këshillit Drejtues të  shkollës fillore ”Mustafa Kemal Ataturk”, për shfrytëzim  të lokalit të kuzhinës, propozim – Konkluzionin për   dhënie  pëlqim   Vendimit të Këshillit Drejtues të shkollës fillore “Bashkimi”, për dhënie në shfrytëzim të sallës sportive, si dhe propozim – aktvendimin për shkarkim dhe  emërim të anëtarit të Këshillit  Drejtues të Ndërmarrjes  Publike  për ekonomizim me sallën sportive “Rinia”.

Lajme të ngjashme

Back to top button