Tetovë, sot keni mundësinë të konsultoheni falas me mjekë nga ora 18:00

Sot në Komunën e Tetovës me fillim nga ora 18:00,  Shoqata për iniciativa për zhvillim në shëndetësi, përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe avokimit të pacientëve – EZRA do të vazhdojë me aktivitetin e saj “Një kafe me mjekun tim”, transmeton Portalb.mk.

“Të jetosh domethënë të pyesish! Përgjigjet mund të ndryshojnë jetën tuaj. Regjistrohuni për një konsultë falas me mjekët specialist dhe pyesni. Hidhni hapin e parë drejt ndryshimit”, informuan nga EZRA.

Përndryshe, para dy ditëve aktivitet i ngjashëm u mbajt në Komunën e Gostivarit, ku qytetarët patëm mundësi që të marrin konsulta nga mjekët.

Siç shkroi EZRA në rrjetin facebook, qëllimi i këtyre konsultimeve është që gratë të marrin të gjitha informacionet përkatëse dhe përgjigjet për të gjitha pyetjet që lidhen me kancerin e gjirit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button