Rritet çmimi për futbollistin Calhanoglu

Manchester United thuhet se kanë përgatitur një ofertë prej 30 milionë sterlina për mesfushorin e Bayer Leverkusenit, Hakan Calhanoglu.

21-vjeçari ka bërë një fillim vërtetë të mahnitshëm këtë sezon për skuadrën nga Budesliga duke shënuar pesë gola brenda 11 paraqitjeve.

Reprezentuesi turk në formë ka marrë vëmendjen nga shumë klube në mbarë Evropën, transmeton arbresh.info, përfshirë liderin aktual në Premierë Ligë, pasi trajneri Louis van Gaal kërkon të sjellë përforcime në klub në muajin janar.

Calhanoglu ka shënuar 18 gola brenda 58 paraqitjeve në të gjitha kompeticonet për Leverkusenin që nga transferimi në Hamburg në vitin 2014.

Lajme të ngjashme

Back to top button