Gjobë prej 400 euro për drejtim të automjetit me mbi 50 km/h në zona të banuara

Gjobë prej 400 euro në kundërvlerë të denarit do t’i shqiptohet, gjegjësisht do t’i regjistrohen 65 pikë negative shoferit i cili lëviz me shpejtësi mbi 50 km/h nga e lejuara, në zona të banuara. Këtë e parashikon Ligji i ri për siguri në komunikacion të cilin e ka miratuar Kuvendi i Maqedonisë.

Përveç dënimit, shoferit do t’i shqiptohet edhe ndalesë për drejtim të automjetit prej gjashtë deri në 12 muaj.

Me Ligjin është parashikuar gjobë prej 300 euro në kundërvlerë të denarit, gjegjësisht regjistrim të 50 pikëve negative shoferit i cili në zona të banuara lëviz me shpejtësi prej 30 deri në 50 km/h mbi të lejuarën. Përveç dënimit, shoferit do t’i shqiptohet edhe ndalesë për drejtimin e automjetit prej tre deri në 12 muaj, nën kushte dhe mënyra të përcaktuara me Ligj.

Gjobë prej 45 euro në kundërvlerë të denarit, gjegjësisht regjistrim të 25 pikëve negative për shoferin i cili në zona të banuara lëviz me shpejtësi prej 10 deri në 30 km/h më e madhe se e lejuara.

Gjobë prej 10 euro në kundërvlerë të denarit, gjegjësisht 10 pikë negative është e paraparë për shoferin i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e Ligjit, dhe në zona të banuar lëviz me shpejtësi prej 10 km/h mbi shpejtësinë e lejuar, transmeton Alsat.

Lajme të ngjashme

Back to top button