Dorëheqja e Gruevskit dhe zgjedhjet e parakohshme në raportin e Bankës Botërore

Rritja ekonomike prej 3.2% është e lartë, por ritmi është i ngadalësuar. Eksportit është i qëndrueshëm, deficiti tregtar është zvogëluar. Duhet një hap shumë i madh dhe shumë vite për të arritur standardet evropiane, thuhet në raportin e fundit të Bankës Botërore për Maqedoninë.

“Me rritjen prej 4.5% në Maqedoni do të duhet 30 vjet për të arritur nivelin e Bashkimit Evropian, duke supozuar se rritja në BE do të jetë 0.5% në vit”, tha Bojan Shimbov, ekonomist në Bankën Botërore.

Raporti thekson se nga viti 2009, realizimi i buxhetit është nën nivelin e planifikuar dhe struktura e shpenzimeve mbeten të pafavorshme.

Më shumë para shpenzohen për pensionet, pagat dhe transfere sociale sesa në investime kapitale, transmeton Koha.

Në raportin e Bankës Botërore është vënë në dukje, edhe zhvillimet politike në vend.

“Me ndërhyrje të BE dhe SHBA, partitë politike patën sukses në arritjen e një marrëveshje të qeverisë së përkohshme deri në zgjedhjet në prill të vitit 2016. Sipas marrëveshjes, kryeministri aktual duhet të largohet nga funksioni në janar 2016 dhe Kryeministri i përkohshëm duhet të marrë vendin e tij për të formuar një qeveri dhe mandatin e tij të organizojë zgjedhje të parakohshme”, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Si sfida kryesore për vendin tonë sipas Bankë Botërore janë tejkalimi i mosmarrveshjeve politike, reformat strukturore, zvogëlimi i deficitit fiskal, ulja e varfërisë dhe papunësia.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button